Shën Agustini, na përkujton se Dashuria është gjithçka! Ja çfarë thotë ai:
“Nëse heshtni, heshtni për dashuri.
Nëse flisni, flisni për dashuri, nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri….nëse falni, falni për dashuri.
Le të jetë gjithmonë në ju rrënja e dashurisë, sepse vetëm nga kjo rrënjë mund të çelë dashuria.
Duani dhe bëni gjithçka të doni.
Dashuria në fatkeqësi duron, në mirëqenie përmbahet, në vuajtje është e fortë, në vepra të mira është e përvujtë, në tundime është e sigurtë, në mikpritje është bujare, është gëzim mes vëllezërve të vërtetë ndersa mes atyre që shtiren është e durueshme.
Është shpirt dhe frymë e librave të shenjtë, është virtyti i profetëcive, është shëlbim misteresh, është forca e shkencës, është fryti i fesë, është pasuria e të varfërve dhe jeta e atij që vdes.
Dashuria është gjithçka”.
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURIA TË MBYTË/I VETMI VEND KU SHPËTON NGA DASHURIA ËSHTË FERRI!
Nga: C. S. Levis
Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet.
Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt…
Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë.
Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi.
I vetmi vend jashtë parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është ferri.
ObserverKult