Dashurisë nuk i interesojnë muskujt…

Nga Ben Blushi

Dashuria merret kryesisht me shpirtrat. Asaj nuk i interesojnë trupat, duart, këmbët, muskujt apo organet e tjera. Ato janë çështje mishi, jo dashurie. Për dashurinë, të gjitha zemrat janë njëlloj, pavarësisht se në cilin gjoks rrahin.

*Shkëputur nga “Otello, Arapi i Vlorës” i Ben Blushit

ObserverKult


ben blushi lako dren zotin
Ben Blushi

Lexo edhe:

BEN BLUSHI KA DISA FJALË PËR ATA QË E FYEJNË…

Nga Ben Blushi

Isha në shfaqjen e variantit të restauruar të filmit “Koncert në Vitin 1936” që u shfaq në Kinostudio. Ky film, të cilit iu kthyen ngjyrat me anë të një teknologjie të avancuar në Indi, është krijuar nga babai im Kiço Blushi duke ndjekur motivet e novelës “Nëpër Baltërat e Myzeqesë” të gjyshit tim Dhimitër Shuteriqi.

Filmi tregon se si Shqipëria e viteve ’30, kërkon me vështirësi të largohet nga një traditë e gjatë otomane që për 500 vjet mbolli kaq shumë injorancë, izolim, dembelizëm, shëmti dhe prapambetje dhe la pothuajse krejt burrat e Shqipërisë pa zanat, gjithë fëmijët pa shkollë dhe gratë e mbuluara me perde nga koka deri në këmbë.

Megjithëse duket sikur konflikti është mes zogistëve provincialë që i përfaqëson nënprefekti dhe përparimatërve qytetarë që i përfaqësojnë artistet, në fakt filmi, ka një fabulë tjetër që autorët e kanë fshehur pas detajeve të vogla për ta zbuluar me kujdes të madh.
Filmi duket si antizogist, por në të vërtetë është antiotoman.

Ferexhetë që lëvizin, fjalët turke që përdorin personazhet dhe vetë ndarja në dy kampe të personazheve, e theksojnë dallimin mes një Shqipërie Europiane dhe një Shqipërie Turke.

Kjo ndarje bëhet edhe më e dukshme mes dy njerëzve më me pushtet të qytetit, Nënprefektit dhe Kryetarit të Bashkisë.


Megjithëse të dy janë zogistë, pra monarkistë, ata kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin që duhet të marrë Shqipëria.

Kryetari i Bashkisë thotë se Mbreti po punon që shqiptarët të bëhen si “turqit e sotshëm” duke nënkuptuar se Turqia është drejtimi që duhet të marrë vendi, ndërsa nënprefekti flet për Paris, Vjenë dhe Oksident.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult