Dashuria është çmenduri, dashuria shpërthen si vullkan

casanova

Luis de Bernieres:

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash.

Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit.

Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat. / ObserverKult


Lexo edhe:

MË KA GODITUR DASHURIA…

Xhejms Xhojs njihet edhe për letrat e dashurisë që i kishte shkënbyer me Nora Barnacle. Një nga këto letra mund ta lexoni në vazhdim:

E dashura ime Nora,

Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”.
Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë.

Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin. Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese.
Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat.
Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult