Nga: Jorge Luis Borges
Fatkeqësisht, mendoj se dashuria sjell më shumë dhimbje sesa kënaqësi. Tani është e qartë se lumturia që të jep dashuria është aq e madhe sa është më mirë të jesh i pakënaqur shumë herë për të qenë i lumtur pak herë.
Unë besoj se të gjithë ne kemi qenë shumë të lumtur me dashurinë, ndonjëherë, por, gjithashtu, besoj se të gjithë kemi qenë të pakënaqur, shumë herë.
Dashuria i ofron njeriut pasigurinë, atë pasiguri që të bën të kalosh nga lumturia absolute në mjerim; por edhe të mund të kalosh nga fatkeqësia në befasi, në lumturi të papritur. Mendoj se është një përvojë dhe njeriu nuk duhet ta refuzojë përvojën.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe: