Pak ditë më parë, aktori i madh Viktor Zhusti festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë private në Elbasan.
Aktorin e surprizoi e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi raporton revista Story.
Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.
E dashura e aktorit quhet Margarita Plesti.
Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010. Edhe pas kthimin të Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj, edhe pse në distancë.
Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktor Zhusti ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij.
Aktori që ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90-të, kur lulëzonte prodhimi në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar.
Galeria e roleve të Viktor Zhustit është mjaft e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babanë e dhembshur. Të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.
Disa prej filmave ku ai ka luajtur janë“Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Pastaj“Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit. “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.
Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”. “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me “Të gjithë kanë huqe”, e ktheu Zhustin pas gati 20 vjetësh sërish në vëmendjen e publikut.
Pas këtij rikthimi jeta e tij artistike në Shqipëri vazhdoi me role në kinema, teatër, produksione televizive etj. Ishte edhe moderator i një prej edicioneve të fundit të Festivalit të Këngës në RTSH.
Triumfi i tij më i fundit në teatër ishte këtë sezon me veprën “Mbreti Lir” e Shekspirit. Cocciante-s.
ObserverKult
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: TË GJITHË KEMI NEVOJË PËR HISTORI TË MËDHA TË DASHURISË…