Zonjë, nuk ekziston asnjë burrë që meriton dhimbjen tënde

Foto ilustrim

Nga Artan Mullaj

Zonjë, nuk ekziston ndonjë burrë që ta meritojë dhimbjen tënde. E aq me pak lotët e tu. As mashkulli më i përsosur në botë, as princi i kaltër që kalëron në fantazitë e tua më të thella, nuk meriton minutat e tua të dëshpërimit.

Dashuria po, dashuria meriton edhe dhimbjen, edhe lotët, edhe dëshpërimin, por ajo nuk i përket askujt përveç teje. Dashuria është e jotja, mashkulli jo, Dashuria është qëllimi.

Mashkulli është thjesht mjeti për të mbërritur tek ajo. Asgjë më shumë… Dashuria është mjet vetëm në një rast të vetëm. Kur ajo na jepet si një mjet udhëtimi drejt fëmijëve, ose drejt prindërve…

(nga romani “Gruaja që ndoqi mjegullën”)

ObserverKult

———————————————————————————-

LEXO EDHE: Artan Mullaj: Do të iki… nuk mund të duroj më

Naimi është një miku im biznesmen. Ndërtues. E pat filluar herët aventurën e biznesit, por dhe të suksesit, duke zbatuar disa parime tradicionale: Disa këshilla që mësohen nga përvoja dhe shndërrohen në ligjësi kur zbatohen.

Mos emigro shumë gjatë në një vend. Mos emigro në vende të brishta. Kursimet bëji gur edhe mur… Arritja dhe suksesi përcaktohen nga disa hollësi që shumë njerëz nuk i përfillin. Naimi e kishte kuptuar se disa ndryshime të vogla në perceptime mund të sjellin ndryshime të mëdha në rezultate.

Gjatë eksodit të viteve ‘90, ai emigroi në Greqi, por nuk ndenji gjatë atje. Greqia atëherë ishte një parajsë e vogël, por e brishtë. Ilegalisht, si shumica e shqiptarëve, shkoi në Itali, që ishte një vend i madh, i fuqishëm.

Më pas edhe në Zvicër dhe Gjermani. Pastaj u kthye shpejt, në vend që të shpenzonte kohën dhe paratë e kursyera në qejfet e natës që afron pafundësisht Perëndimi.

U dashurua dhe krijoi një familje të bukur, si ylberi. Njëherësh, me kursimet e mundimshme, bleu një truall pranë banesës së prindërve. Hodhi themelet, përveshi mëngët dhe filloi të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrës. Pastaj mbërriti çasti i bekuar. Perëndia ndihmon trimat, prandaj edhe ky trim u shpërblye…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU