Kur mbreti Zog vodhi perendeshën e Butrintit, Dea

Dea, perendesha e Butrintit

Koka e Deas së Butrintit ishte një nga gjetjet arkeologjike më të rëndësishme, për të cilën u fol shumë në shtypin e kohës. 

Skulptura u zbulua nga arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini. Qeveria fashiste e Benito Mussolinit, i dha mundësinë Ugolinit në vitin 1924, për të bërë gërmime në Shqipëri.

Zbulimi më i madh i jetës së arkeologut italian, është Butrinti, qyteti i themeluar nga djali i vogël i Priamit të Trojës, Enea (vëllai i Hektorit dhe Paridit). Pasi Troja u dogj nga grekët, Enea, trashëgimtari i Priamit, edhi në viset e Shqipërisë së sotme dhe ndërtoi Butrintin.

Sikurse vërtetojnë dokumentet, Ugolini gjeti në Butrint, shumë statuja dhe objekte arkeologjike që i dërgoj në Itali. Për të, zbulimi i Deas, duhet të ketë qenë dashuri me shikim të parë. Menjëherë kërkoi ta merrte me vete në Itali.

Por, planet e arkeologut i prishi xhandarmëria shqiptare. Xhandarmëria ndaloi Ugolinin, duke e quajtur aktin si vjedhje.

Për këtë ngjarje u njoftuar vetë Ahmet Zogu. Historianë të ndryshëm, pohojnë mbreti është nisur menjëherë drejt vendit ku ishte ndaluar Ugolini.

Pasi ka parë statujën, u tha xhandarëve se koka e Deas së Butrintit, ishte dhurata e tij për Musolinin.

Por, vjedhjet që Ugolini i bëri objekteve arkeologjike të Butrintit, u ndëshkuan nga drejtësia hyjnore.

Thuhet se malarien, sëmundjen që u nda nga jeta, Ugolini e mori në Butrint.

Ngjarja sesi koka e Deas së Butrintit shkoi në Itali, ishte në kuadrin e thashethemeve. Por, në ditët e sotme gjithçka pranohet nga organet qeveritare.

Patrioti dhe publicisti Pjetër Logoreci, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një fotografi të Ugolinit, ku shihet skulptura e kokës së Deas së Butrintit.

Në përshkrimin që i bën shteti ynë skulpturës, thuhet se “Perëndesha e Butrintit, kryevepër e artit klasik e dalë nga dora e Praksitelit (shek IV para Krishtit), gjetur në Butrint nga “Misioni Arkeologjik Italian” dhe dhuruar Mussolinit prej mbretit, Ahmet Zogu I.”

Mësohet se Musolini e pranoi dhuratën. Për shumë vjet, koka e Deas së Butrintit ekspozohej në muzetë në Itali. Pas shumë kërkesave të shtetit shqiptar, për ta rikthyer veprën e vjedhur nga Ugolini, italianët pranuan ta kthenin.

Sido që të ketë qenë e vërteta e vjedhjes së kokës së Deas së Butrintit, tashmë kemi një variant zyrtar.

Dea e Butrintit, është koka e një skulpture me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon. Bëhet fjalë për një kokë punuar në një mermer tejet të veçantë, për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasaritje. Mendohet se koka, do të ketë qenë pjesë e një skulpturë 2,5 metra të lartë.

Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur perëndinë Apollon të mbështjellë në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri.

Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë, duke e krahasuar tek sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti, duhet të ketë pasur një tempull kushtuar Apollos dhe Dafinës.

ObserverKult

Kliko edhe:

DEA BASHA: MË FAL I DASHUR QË NUK TË DASHUROJ DOT… ASHTU SIÇ DASHUROJNË…