Regjisori Edmond Budina ka komentuar vendimin e artistëve të mëdhenj Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti, për të marrë pjesë në spotin elektoral të PS në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Budina tha se nuk kryqëzon dhe nuk dënon askënd për vendimet e tyre personale. E ndërsa iu referua Ndrenikës dhe Kurtit, tha se “kushedi çfarë halli do kenë pasur”.
Shpejt ka ardhur edhe reagimi i aktorit Ndrenika, i cili përmes rrjeteve sociale i ka kthyer përgjigje kolegut të tij. Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie. Dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte reaksionar’.
Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një veshje të re. Se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.
Reagimi i plotë:
Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!