Debati për filmat e komunizmit, Roza Anagnosti: A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin?

Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti, ka folur disa kohë më parë, për nismën që pritej të dorëzohej në Parlament mbi disa filma të kohës së komunizmit, të cilët do t’i presë një fat, rregullim, me anë të një shpjegimi.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit.

“Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake dhe vijnë tani këta…”,­ tha aktorja në një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në Fokus”.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje.

“Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,­ thotë aktorja./ vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“MËSONJËTORJA”, FILMI I RESTAURUAR SHFAQET NË 80-VJETORIN E LINDJES SË AKTORES, ROZA ANAGNOSTI

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktores Roza Anagnosti, Nderi i Kombit, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizojnë një event për të festuar dhe nderuar aktoren e madhe.

Kjo ditëlindje përkon me Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive që festohet çdo vit. Pra më 27 tetor një datë që ka shumë arsye për të festuar. Kjo do të kurorëzohet me premierën e filmit të restauruar, “Mësonjëtorja” (Muharrem Fejzo, 1979).

Aktiviteti do të organizohet në Kinema “Millennium”, fillimisht me një pritje dhe nderim për Roza Anagnostin. Më pas rreth orës 17:00 do të shfaqet filmi i restauruar “Mësonjëtorja”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult