Debati për Lipsanet e Gjon Vladimirit: “Isha kundër kthimit të tyre te kisha, fond muzeor”

Gjet Ndoji, ish-drejtor i përgjithshëm i arkivave dhe prej disa vitesh drejtor i politikave të dhe zhvillimit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës është liruar nga detyra në këtë të fundit. Në një dalje para mediave, Ndoji sqaroi arsyet e lirimit nga detyra, duke e lidhur këtë vendim kryesisht me refuzimin e tij për t’i dorëzuar Kishës Ortodokse, Lipsanet e Shën Gjon Vladimirit, pjesë e fondit muzeor të Muzeut Historik Kombëtar.

“Kjo ka qenë mosmarrëveshja, nëse do të themi arsyen e vërtetë e pashkruar prej saj që solli probleme dhe debat dhe probleme mes meje dhe saj. Unë në mbrojtje, jo vetëm të trashëgimisë kulturore. Lipsanet dhe kutia e zbukuruar nga Kostandin Shpataraku që mban këto lipsane janë dy objekte të një fondi muzeor të vendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Ligji nuk e presupozon as pesë vjet, kurrë nuk lëvizin fondet muzeore as arkivore”, tha Ndoji.

Më tej ai sqaron debatet.
“Ka pasur një debat brenda një grupi që e kishte thirrur ministrja për të gjetur shtegun ligjor për ta realizuar këtë zhvendosje, të një fondi të jashtëzakonshëm e unikal për ta kaluar te kisha Autoqefale. Aty kanë qenë 7-8 veta të ministrisë, përfshirë drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar. Unë sapo më ka ardhur shkresa i kam bërë shënimin përkatës që t’i kthehet përgjigje hirësisë së tij Anastas Janullatos ku të sqarohet pamundësia ligjore për t’i zhvendosur”.

Lipsanet u zhvendosën me afat 5-vjeçar në kishën që mban emrin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. Në Intervista për “News 24”, Pëllumb Xhufi e ka kundërshtuar publikisht lëvizjen, ndërsa Ani Rëmbeci ka sqaruar se sa të rëndësishme janë lipsanet për një kishë. /balkanweb.com

______________________

Lexo edhe:

ÇFARË FSHEHIN ARKIVAT E VATIKANIT?

Për Selinë e Shenjtë misteri dhe intrigat janë mëse të natyrshme. Njerëzit përherë do të pyesin se, për çfarë po komplotojnë autoritetet fetare pas dyerve të mbyllura, çfarë

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult