62 vjet pas filmit të famshëm “Debatik”, në Tiranë janë mbledhur “debatiksat” e vërtetë.
Ata kanë kujtuar, kohë më parë, 81-vjetorin e organizatës së fëmijëve antifash istë, pikërisht me emrin “Debatik”.
Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe dy nga “debatikasit” e mbetur gjallë, Hulusi Hako dhe Servet Agalliu.
Viti 1942. Tre vjet mbas pushtimit fash ist fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fash istë që e quajtën DEBATIK (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).
Pra historia e filmit, për ata që jetojnë sot dhe mendojnë se është fantazi, apo për ata që mohojnë luftën antifa shiste nga partizanët, në fakt është e vërtetë.
Historia e filmit
Në film, Coli, një djalë i varfër jetim, pranohet në Debatik.
Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjatë këtij aksioni.
Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e vet, pjesë ku dhe filmi mbyllet.
Skenë kjo, që ka përlotur shumë njerëz.
Ajo që nuk dihet, është nëse ka ekzistuar vërtet personazhi Coli dhe nëse është vrarë.
Por historia e filmit, pra që ka ekzistuar organizata antif ashiste e fëmijëve me emrin “Debatik”, është e vërtetë./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
NË TEATRIN POPULLOR S’MË PRANUAN ‘PËR MUNGESË TALENTI’, PASI QËNDROVA 5 VITE PA PUNË…
Publikohet historia e panjohur të aktorit dhe regjizorit të famshëm, Kujtim Spahivogli, të nxjerra nga disa dokumente arkivore të dosjes së tij personale të zyrës së Kuadrit.
Krahas një autobiografie që Kujtimi ka shkruar vetë në vitin 1983, duke përshkruar në mënyrë kronologjike historinë e familjes dhe të tijën personale deri në atë kohë, në dosjen në fjalë, ndodhen edhe disa karakteristika që janë përpiluar nga organizata bazë.
Pra partisë të Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1973, me akuzat që iu bënë atij, të cilat shërbyen si “lëndë e parë” për ta dërguar për riedukim “në gjirin e klasës punëtore”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult