Lamtumirë i madhi Gëzim Kruja. E prita me shumë dhimbje humbjen e aktorit të mrekullueshëm Gëzim Kruja. Madje, ma shtoj dhimbjen dhe pamundësia për të marrë pjesë në përcjelljen e mikut tonë në banesën e fundit.
I dashtun , punëtorë i madh, i dhanun tërësisht pas skenës si xhongler aktorë regjisorë dhe komediograf. Shembull i një artisti me botë të madhe që na afroj në rininë tonë të hershme pranë klubit Rinia. Aty ku debutova për herë të parë me saks në Recitalin e Gëzimit e suoi fratelli, Zydës dhe Shemsit. Në shfaqjet e tia të mrekullueshme, ndjehej dashuria e madhe për artistët amatorë, të cilët u bënë artista të mëdhej.
Gëzimi, mund të bëhej profesionist në çdo moment por ai s’ ju nda fabrikës së duhanit për të qenë një rregullatorë i masivitetit për jetën koncertale në skenë. Familjarë i mrekullueshëm , tifoz i thekun i Vllaznisë , një shkok i shkëlqyer por mbi të gjitha një aktorë shumë planesh në skenë. Kam qenë regjisorë i dy Recitaleve të fundit të tij , një në sallën e Kongreseve dhe dhe një në sallën e teatrit Migjeni, në Shkodër me publikun plot.
Plot do të përcillnim edhe ty Gëzim Kruja se “i plot ke ken dhe si një Artist i vyer shkodran”. Respekt për ty dhe për të gjithë familjen tënde. Sapo të ikin ky virus, do të sjell një buqet me lule tek varri dhe do të t’ them: Faleminderit që më besove në shfaqjen tënde. Miku yt Osmani!