
Nga Agostino Degas
Askush nuk hyn në jetën tonë rastësisht, secili hyn për një arsye, dhe të gjithë lënë në jetën tonë diçka. Nuk ka rastësi, gjithçka është pjesë e një plani të madh e misterioz.
Universi na organizon që të takojmë njerëzit që na duhen ose që kanë nevojë për ne. Disa do të na ndihmojnë, të tjerë do të na bëjnë të vuajmë, të tjerë do të na duan ose do të jenë miqtë tanë.
Edhe nëse rrugët e jetës na ndajnë prej tyre, nuk do t’i harrojmë, sepse kanë lënë një kujtim ose një mësim jete. Të gjithë na kanë mësuar diçka dhe kanë lënë një gjurmë në zemrat tona, dhe duhet të jemi mirënjohës për këtë. Sepse është falë të gjithë njerëzve që kanë ndarë një moment jete me ne që jemi bërë këta që jemi sot.
ObserverKult
Lexo edhe:






