Dëgjojeni këngën “Mars” të Elsa Lilës, favorite për ta fituar Fest 62 të Këngës (teksti/video)

elsa lila
Elsa Lila


Elsa Lila u rikthye vitin e kaluar pas 25 vitesh, në “Festivalin e 61 të Këngës” dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale. Edhe këtë vit kantautorja e njohur synon sërish për vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN, duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë.

Janë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.

Në vazhdim ju ftojmë të dëgjoni këngën e Elsa Lilës:

Kompozitor: Elsa Lila
Teksti: Elsa Lila
Orkestruesi: Enrico Melozzi

Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e vet në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio.

Edicioni i 10-të do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare.

ObserverKult

Kliko edhe:

“DO FITOJË ELSA LILA?”/ BOJKEN LAKO KOMENTON IKJEN E 3 KËNGËTARËVE NGA FESTIVALI

“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi show-t, por muzikës dhe orkestrës. Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës” – tha Lako.

Edhe këtë vit nuk kanë munguar aludimet për një fitues të paracaktuar të Festivalit. Më së shumti po lakohet emri i Elsa Lilës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult