Dëgjojeni këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion (Teksti dhe video)

Me këngën “Zemrën n’dorë, Besa Kokëdhima do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën fituese në Fest 62 të Besa Kokëdhimës:

Ti më thua jam e çmendur
Detin merre e ma sill një ditë
Nëse do t’ma mbysësh shpirtin
Mos më prit ti, jo më mos më prit

Eja bëje ti, eja bëje ti
Rrugën time e më thuaj ti,
Kur të vrasin ty pas shpine…

Si sheqer në gjak
Në vena më helmove
Pak nga pak si një litar
Në zemër më shtrëngove
Un’ ndërtova urë
Ti e gjun’ me gurë
Mos kërko me ngjit ti gotën
Që ke thy’ dikur

A ke ti shpirt
A ke ti forcë
A ke dashni për me ma dhon’
Nëse në rrezik je
Nuk të lë te biesh

A ke ti shpirt
A ke ti forcë
A ke ti zemrën, zemrën n’dorë
Fale fale veten
mu’ më le të tretem
Mu…
Në rrezik je pa mu’

Copat e zemrës du’ m’i kap njo e ‘ka njo
Sa herë i mbyll sytë veç p’e shoh atë
Copat e zemrës du’ m’i kap njo e ‘ka njo
Sa herë i mbyll sytë veç p’e shoh atë

Jemi a nuk jemi, jemi a nuk jemi
Du’ me ta fal, s’po di as më ku jemi
Stop te ky stacion se po zbret dashnia jon’
Kalon, kalon, kalon!

Nuk o’ e shkrume
Se s’o’ e shkrume
Do mbetet vetëm, vetëm e kalume

Nuk o’ e shkrume
Se s’o’ e shkrume
Se un’ një bastard e dashuroj

A ke ti shpirt
A ke ti forcë
A ke dashni për me ma dhon’
Nëse në rrezik je
Nuk të lë të biesh

A ke ti shpirt
A ke ti forcë
A ke ti zemrën, zemrën n’dorë
Fale fale veten
mu’ më le të tretem

Zemrën, zemrën n’dorë
(Fale, fale veten)
Në rrezik je pa mu’

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

KOZETA KURTI: ELSA LILA MORI ATË QË MERITOI NGA PUBLIKU PËR SJELLJEN SKENIKE ARROGANTE!