Deklaratë “bizare” nga ky aktor: “Flinte çdo natë në arkivol…”

Foto ilustrim

Gary Oldman flinte në një arkivol çdo natë ndërsa përgatitej për rolin e Drakulës në filmin e vitit 1992 të Francis Ford Coppola-s për vampirët, bazuar në librin legjendar të Bram Stoker.

Aktori 64-vjeçar, luajti si Konti gjakpirës në film së bashku me Keanu Reeves, Winona Ryder dhe Cary Elwes.

Kohë më parë gjatë një interviste për Hollywood Reporter, Elwes tha: “Gary flinte në një arkivol çdo natë, aq seriozisht e merrte atë”, transmeton ‘lapsi.al’. 

Aktori, i cili luajti një nga gjuetarët e vampirëve në film, tregoi gjithashtu se Francis bëri që të gjithë kasti të jetonin së bashku, ndërsa Gary jetonte vetëm. 

“Ne të gjithë qëndruam në shtëpitë e miqve në atë pronë. Francis beson se sa më shumë kohë të kalojë aktori së bashku, kjo do të përkthehet në ekran. Kështu që të gjithë gjuetarët e vampirëve jetonin së bashku dhe Gary ‘i varfër’ duhej të shkonte vetëm”.

“Gary flinte në një arkivol çdo natë, saqë e merrte aq seriozisht. Ai gjithashtu zgjodhi të ndahej nga të gjithë ne. Kështu që hera e parë që e pamë në xhirime ishte gjatë provave dhe pas kësaj nuk e pamë më kurrë”, tha më tej aktori.

Gary Oldman

—————————————-

LEXO EDHE: AKTORI SHQIPTAR QË NDËRROI JETË NË MES TË SKENËS… TË GJITHË MENDUAN QË ISHTE PJESË E ROLIT

Ishte prova gjenerale në skenën e Teatrit të Korçës, dhe fill pas kësaj do të vinte premiera. Me lojën e tij mjeshtërore deri në gjysmën e shfaqjes i fali publikut mjaft të qeshura. Por, rreth orës 19:30, është rrëzuar në mes të skenës. Të gjithë kanë kujtuar se ishte pjesë e rolit të tij, një improvizim i çastit. Por Aleko Prodani ka rënë për të mos u ngritur më

Nga Leonard Veizi

2 maji që mori Aleko Prodanin, ishte disi i shkëputur. Por ka qenë fort i trishtuar fillimi i vitit 2006 për botën e artit. Ata që e mbajnë mend, mund të kujtojnë fare mirë se u deshën vetëm 45 ditë për të pasur 7 vdekje të njëpasnjëshme.

Të gjithë njerëz të një race tjetër, asaj të forcës së krijimit, të ndjenjës së saj. Janar dhe shkurt, asgjë nuk mund të thoshte më shumë se kaq, dhe pastaj homazhe e kortezhe të përmortshme. Ishte një ndjesi e errët, e mbushur me një emocion të dhimbshëm, pastaj krejt i zbrazët…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU