Deklaratë e çuditshme nga Tom Hanks: Është e mundur! Mund të vazhdoj të luaj filma dhe pas vdekjes…

Aktori i njohur amerikan, Tom Hanks, ka deklaruar se falë teknologjisë së avancuar të Inteligjencës Artificiale mund të vazhdojë të interpretojë edhe pas vdekjes së tij

Fitues i dy çmimeve Oscar, aktori i njohur amerikan e ka thënë prerë se mund të vazhdojë të interpretojë në filma edhe pas vdekjes së tij. E krejt kjo falë Inteligjencës Artificiale. 

Teknologjia e re siç shkruan ‘Financial Times’, mund të sigurojë ‘pavdekësinë’ duke i lejuar yllit të Hollywood-it të vazhdojë të shfaqet në ekranin e madh dhe pas vdekjes së tij fizike.

Hanks që sot është 66-vjeç ka shpjeguar se e ka parashikuar zhvillimin e inteligjencës artificiale në industrinë kinematografike 20 vjet më parë.

Saktësisht kur ka qenë protagonist i filmit për Krishtlindje “The Polar Express”. Aty aktori në rol pati ndërmarr një udhëtim fantastik në versionin digjital.

“Nëse unë do të doja, mund të prezantoja një seri me 7 filma ku unë interpretoj si të isha 32-vjeç.

Mund të them që aktualisht ka diskutime të hapura me kompani, agjenci dhe studio ligjore për të gjetur implikime ligjore lidhur me fytyrën, zërin tim dhe pronën intelektuale.

Sot çdokush mund të krijojë vetveten përmes inteligjencës artificiale ose një teknologjie ‘deep fake’.

Mund të më shtyp një autobus nesër e gjithsesi mund të vazhdoj të shfaqem në përjetësi”, tha aktori./ shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE “PARASHIKON” FITUESIN E EUROVISIONIT

Faqet e basteve i kërkuan inteligjencës artificiale ChatGPT të analizonte favoritët për të fituar finalen e Eurovision 2023. Fitorja i parashikohet përfaqësueses suedeze, Lorin.

Ky është parashikimi i inteligjencës artificiale të ChatGPT për finalen e Eurovizionit:

“Eurovision 2023 u mbajt më 13 maj. Ishte një mbrëmje dinamike e mbushur me performanca sensacionale dhe konkurrencë të ashpër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult