reklamë

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale i Shqipërisë ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Ministrit, ky hap është një investim në identitetin kulturor të Delvinës dhe një nxitje për zhvillimin e turizmit kulturor.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”, shkruan Gonxhja.

Ky status i veçantë vjen si vlerësim për rëndësinë historike, arkitektonike dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tij.

ObserverKult


Lexo edhe:

Digjital apo dixhital? Axhendë apo agjendë? Si duhet të shkruhen…