Demi: Debat i madh nëse toka është e rrumbullakët apo e sheshtë? Lloshi: Mos të merremi me sharlatanë!

Ka pasur një debat mes gjuhëtarit Xhevat Lloshi dhe gazetarit, Enkel Demi, në lidhje me teoritë që qarkullojnë.

Sipas Demit tani ka një debat të madh nëse toka është e rrumbullakët apo e sheshtë. Por gjuhëtari Lloshi tha në komentin e tij se nuk duhet të merremi me sharlatanë që artikulojnë teori të tilla.

“Nuk ka më në Shqipëri indo-evropianistë. Me çfarë do të përballemi ne në Evropë? Anarkia dëmtoi shkencën. Nuk duan që të ketë më autoritet shkencor. Mos u merrni me llafazanë.

Njerëz të pakulturuar do të ketë gjithnjë në botë. Po punohet të shkohet në mars. Sharlatanët nuk kanë asnjë peshë.”, tha Lloshi.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/rtsh

ObserverKult


shukrije gashi kur te vdes

Lexo edhe:

SHUKRIJE GASHI: KUR TË VDES…

Kur të vdes njësoj do të jetë si dje
po nuk u pamë miq dijeni
edhe rrugët e gjurmët do t’i
marr me veti me hidhërim
nuk do të më gjeni më askund
as n’vargje pikëllimi do t’përgjigjem
një palë sy që flasin zëshëm dhe mallkojnë
do t’ju ndjekin pas gjithmonë
Shi do t’bie përsëri borë me stuhi e acar
rrugët me kalldrëm n’vargjet e mia
i mbolla q’moti në ditët që i harruam
ikën dje relikte u shembën me pahir
Nga shpirti që fali shumë dashni
zëshëm po u them po nuk u pamë
do ta mallkojmë vetveten
harrimin për ne nuk do t’na kthejë
ma askush
Ejani të pijmë nga një gotë vere ilaç
sa më parë
Për fjalën e pa thënë
edhe sonte është vonë
për lamtumirën
peng në pragun tjetër
Kur të vdes do të jem
vetëm mbuluar me jorgan dheu plumb
Heshtja nuk do’ flet
më as në vargje
Shpirtit do t’i mungojnë
pasthirrma malli për sytë
që nuk do t’i shohim më kurrë
Ejani në festën e përshpirtjes
të pijmë të vishemi me
dehjen për ata që u shkëputën
vetëm dje nga sytë e qiellit tonë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult