Demi Moore pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira aq sa e përkufizojnë veten si “familje të madhe”, është diagnostikuar me demencë frontotemporale.
“Familja jonë donte të fillonte këtë komunikim duke shprehur mirënjohjen më të thellë për ‘vërshimin’ e pabesueshëm të dashurisë, mbështetjes dhe historive të mrekullueshme që kemi marrë të gjithë që kur ndamë diagnozën e Bruce.
Në frymën e kësaj, ne donim t’ju japim një njoftim të ri për bashkëshortin, babanë dhe mikun tonë të dashur pasi tani kemi një kuptim më të thellë të asaj që ai po përjeton.
Që kur e shpallëm diagnozën e Bruce të afazisë në pranverën e vitit 2022, gjendja e tij ka përparuar dhe tani kemi një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD).
Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një prej simptomave të sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Ndërsa kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, ka shkruar aktorja.
Demenca frontotemporale është e lidhur me një atrofi të dukshme apo tkurrje të lobeve frontale dhe temporale në tru.
Fatkeqësisht, për të nuk ka shërim. Rreziku për paraqitjen e demencës vjen nag mosha, problemet familjare, nga përdorimi i tepruar të alkoolit, rëndimi i arterieve, presioni i lartë të gjakut, nivele të larta kolesteroli dhe duhanpirja.
Demenca çon në dëmtim të neuroneve. Kur qelizat e trurit dëmtohen, ato humbin aftësinë e tyre për të komunikuar me qelizat e tjera duke shkaktuar mosfunksionimin./Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
BRUCE WILLIS, QË PO PËRBALLET ME SËMUNDJEN E RËNDË, NDRYSHON TESTAMENTIN- PËRJASHTON DEMI MOOREN
Ylli i Hollywood-it, Bruce Willis, ka vendosur të rishkruajë testamentin e tij dhe ta heqë nga ai ish-bashkëshorten Demi Moore.
Ish-aktori po shikon gjithnjë e më shumë nga e ardhmja këto ditë, por ky vendim nuk pritet të ndikojë në marrëdhënien e tij me Moore.
Pak kohë më parë, Bruce Willis njoftoi tërheqjen e tij pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult