Demi Moore tregon detaje nga gjendja shëndetësore e Bruce Willis

Edhe pse ka 20 vite që Bruce Willis dhe Demi Moore janë divorcuar, ata vazhdojnë të jenë të afërt.

Në promovimin e show-it më të ri të saj “Feud: Capote vc. The Swans”, Moore ka ndarë disa informacione të reja sa i përket shëndetit të Willis.

“Duke e ditur sëmundjen me të cilën po ballafaqohet mund të them se po ia del mjaft mirë”, tha Moore përgjatë shfaqjes së saj në “Good morning America”.

Aktori ka lënë karrierën e tij prej aktori prej kohës kur u diagnostifikua në vitin 2022 me demencë frontotemporale.

Moore dhe Willis janë divorcuar në vitin 2000 dhe kanë së bashku tre vajza të rritura, Rumer, Scout dhe Tallulah.

“Ua them edhe vajzave, është e rëndësishme që të takohemi kudo që jemi dhe të mos mendojmë për gjërat e këqija. Sepse  ka bukuri dhe ëmbëlsi të madhe, dashuri dhe gëzim nga kjo”, tha Moore.

Ish-çifti kanë vazhduar të ndajnë miqësisht përvojat familjare gjatë viteve. Ndërsa Willis pas ndarjes nga Moore u martua me Emma Heming Willis, me të cilën ai ka dy vajza Mabel dhe Evelyn./cnn

ObserverKult


përqafon klodian koojashi s'dashurova

Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: JE TI…MREKULLI!

Poezi nga Klodian Kojashi

sa t’bukura janë
vetullat tuja
që t’shtrihen përmbi sy
si dy fjalë të mira,

Poezinë mund ta lexoni KËTU:


MANJOLA BRAHAJ: ÇKA TË BAJMË ME TRISHTIMIN?

Poezi nga Manjola Brahaj

Me çka ta veshim trishtimin tonë,
që na asht varë për qafe si nji fëmijë i llastuem?
Çfarë emni t’i vemë,
në ferrkun e heshtjes kur zgjohemi si mos me qenë dy vetë,
apo kur si gurë të randë biem në fundin e shtratit,
me fjetë?

Me çka ta pijmë e ta pshtyjmë pa e përtypë,
që të mujmë pa u mbytë me dalë hijes së tij t’zezë
edhe kur të jemi të mardhun
me gacat e fikuna të zjarmit pa ndezë?

Si me e fshi e me e hjekë ajrit të dhomave tona
kur hyn pa u ftue
ani pse dera asht e mbyllun me rezë,
e dritaret janë errësue?

Me çka ta zëvendësojmë që ditët tona të marrin tjetër ftyrë,
të mos ia ndjejmë mungesën
as në kornizat e peizazheve pa ngjyrë?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult