Dëmtohet “Shpella e Trenit”, monumenti i kategorisë së parë kthehet në vendstrehim për bagëtitë

Shpella e Trenit monument kulture i kategorisë së parë vitet e fundit është dëmtuar rëndë. Përveç banorëve të zonës që fusin blegtorinë brenda ambienteve të kësaj shpelle, dëmtimi ka ardhur sidomos nga persona të tjerë të cilët kanë dëmtuar pjesën murale të shpellës.

Problemin e konfirmon edhe drejtori i zonave te mbrojtura, Gjergji Koki.

“Shpella e Trenit prej vitesh ka qenë në shënjestër të grupeve të tilla, por edhe banorët kanë ndikuar në këtë dëmtim. Ky është një vend që është shtëpia e 26 specieve”

Megjithatë Koki thotë se tashmë është gati një projekt për mbrojtjen e kësaj shpelle.

“Projekti është shumë miqësor me mjedisin, shpella të rrethohet me materiale druri apo të tjera që nuk kanë lidhje me betonin, që të mos dëmtojmë vlerat që kjo shpellë ka.”

Shpella e Trenit gjendet 25 kilometra larg nga qyteti i Korçës në afërsi të fshatit Zagradec, shpellë e cila daton 6000 vite para Krishtit./vizionplus

ObserverKult


Lexo edhe:

KËSHTJELLA E JERINËS DHE SHPELLA E KUSARIT

Emrin e cilës Jerinë mori kështjella malore në lartësinë mbidetare 933 metra? Emrin e Jerinës ilire, mbretëreshës së luleve, që i këndoi me aq mall Gjergj Fishta, apo emrin e Jerinës, princeshës shqiptare të bijës së Lekë Dushmanit, në të cilën u dashurua Lekë Zaharia. Ndërsa e donte edhe Lekë Dukagjini famëmadh, prandaj dolën në dyluftim.

Nga Gani Mehmetaj

Të vizitosh lokalitetet antike të Komunës së Gjakovës  në këtë fillim pranvere është përjetim e kënaqësi e veçantë. Të bashkëbisedosh me vendësit është orë historie.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult