Si buka e thyme bash në dyshë,
si g’juha e xanun në dhamë –
por s’din me u ndryshkë…
Si zemra e hapun
e thyme ndër brinjë,
Shqipni ti dridhesh –
Kosova të ndinë.
Nji kamë nën tokë,
nji kamë mbi dhè.
Nji trung i ndamë – përgjys pre.
Nji shpirt në gji e nji lot që djeg,
Shipni – Kosovë
bashkë e t’cuptume n’ jetë.
Dy krahë që hapen
porsi qiejt e naltsia,
zani merr malet,
po tundet Shqipnia!
E burra
e gra
e fmijë
e pleq,
përloten në heshtje,
luten mes nesh!