Denis Dyrnjaja: Po ecim dorë për dore me injorancën!

Nga Denis Dyrnjaja

Bigët nuk njohin as Stive Jobs krijuesin e Apple. Është e kotë pastaj të pretendosh të njohin; Albert Einstein, Isaac Newton, Pitagorën, Sokratin, Dostoevskyn, Balzac, Shekspir e shumë figura me peshë të madhe në kohëra, që me kontributin e tyre kanë emancipuar botën ku jetojmë sot. Ndërkohë që nuk njohin as inovatorët e kohës që jetojnë dhe vetë.

Stive Jobs! Pyetje të tipit: Çfarë është ky?

E kam dëgjuar diku apo si emër i dëgjuar, tregon sa të painformuar dhe të zhytur në injorancë janë brezat që po vijnë të cilët vetëm hanë, dhjesin dhe bëjnë sex.

Pra njëlloj si kafshët që kryejnë vetëm procese fiziologjike. Edhe ato se njohin Stive Jobs, por janë të justifikuara sepse u mungon arsyeja dhe nuk mbajnë as iPhone sikurse mbajnë qeniet që rrinë mbi dy këmbë. Pra njerëzit!

Pra mes shqetësimit që bigët nuk njohin Stive Jobs dhe a do bëjë Kiara me Luizin sex në publik, askënd nuk shqetësoi injoranca dhe padija e thellë e atyre që janë shndërruar në idhuj e modele shoqërore, madje as organizatorë e mentorë.

Injoranca është më e poshtër edhe se një ideologji fjala vjen fashizmi apo nazizmi. Dhe kur ajo ngrihet në piedestal publik shoqëria ka prekur fundin.

Thënë shkurt jemi te momenti: ç’më duhet mua se si jam unë!

ObserverKult


Lexo edhe:

DENIS DYRNJAJA: “NË BIG BROTHER VIP QENKA FUTUR EDHE JOZEFINA TOPALLI”

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar edhe Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar.

Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private.

Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish-Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.

Sikurse ndodh e mund të ndodhë në atë kohë kur ka ekzistuar lidhja mes dy të rinjve është kurorëzuar me fejesë. Pas disa vitesh ata janë ndarë si miliona njerëz në të gjithë botën që zgjedhin të ndajnë rrugët e të krijojnë jetë të re me partnerë të rinj ose jo.

Vajza e Jozefina Topallit sot ka një bashkëshort dhe një familje të saj me fëmijë. Ajo ka emrin dhe personalitetin e saj. Ndërsa Luiz Ejli ka zgjedhur rrugëtimin e tij me emrin dhe personalitetin e tij.

Këngëtari ka preferuar së fundi të bëhet pjesë e reality show Big Brother VIP Albania.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult