Deputetët shqiptarë të torturuar dhe të ekzekutuar nga regjimi i Enverit

Foto ilustrim

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të Enver Hoxhës me Stalinin.

“Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshëm zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe “H. Fultz-in””, shkruan Kastriot Dervishi.

Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur në shtator 1947, e tjetri i mbyllur në janar 1948. Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit sipër dhe Hasan Reçit poshtë, pas torturave në hetuesinë komuniste.

Arif Gjyli
Hasan Reçi

Përgatiti: Elona BerishaObserverKult

——————————

Lexo edhe:

HISTORI QË TË RRËQETH: ME TË NJËJTIN LITAR IA MORI JETËN VETES E NËNËS

Një vetëvrasje e dyfishtë u krye në vitin 1967 po në Grabian të Lushnjës. Ganimet Cuka ishte një nga gratë më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.

Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e futën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU