“Deri në frymën e fundit”

“Deri në frymën e fundit” është romani i tretë nga autorja suedeze Anne Swärd, ku shkrimtarja është frymëzuar nga filmi francez “A bout de soufflé”. Dy personazhet kryesor Lo dhe Lukas të ndryshëm nga njëri–tjetri takohen në një fshat të humbur në jug të Suedisë një takim i cili do të shënonte gjithë jetën.

Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin.

Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur ,seks, vdekje, fëmijëri të humbur, por dallohet për rrëfimin mbresëlënës. Por adoleshenca merr fund shpejt dhe Loja e Lukasi gjenden të ndarë, miqësia e tyre do të marrë fund mes braktisjesh dhe tradhtish. Loja vendos të lërë pas krahëve familjen, Lukasin dhe fshatin e saj”, shprehet Aida Baro që ka përkthyer këtë roman.

Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë që i lidh,  pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë”, shton ajo.

“Deri në frymën e fundit”, u shpall romani më i mirë i vitit nga Bokcirklar’s Stora Läsarpriset (Çmimi i Lexuesve). Librat e saj janë përkthyer në mbi tetëmbëdhjetë gjuhë.