Deshifrohet piktogrami që mund të rishkruajë historinë e ekzistencës së popullit tonë

Studiuesi Albert Nikollaj shkruan se ka arritur të deshifrojë piktogramën e një guri të gjendur në Balldren të Lezhës. Bëhet fjalë për një gur, i cili është lëvizur në shtator 2019, aksidentalisht, në kishën e Shna-Prendës në Balldren të Lezhës. Me gjasë është marrë nga gurët e Kalasë së vjetër Ciklopike që ndodhet aty pranë, dhe që u shkatërrua gjatë regjimit komunist për të ndërtuar shtëpi të reja për banorët e zonës… Autori e ilustron imazhin e gurit edhe me interpretimet dhe gjetjet e fjalëve dhe kodeve që ka arritur të deshifrojë, kode këto që mund të hedhin dritë për studime të reja të lashtësisë. Ja çfarë shkruan autori karshi fotove përkatëse.

———-

Në imazhet e mëposhtme kemi të bëjmë me shkrim Geg të periudhës së fundit Pellazge, gjendur ne Balldren (Lis-Lisus) Lezhe. Në fund të shkrimit prehistorik shohim tre rrathë në të cilat janë gdhendur tre simbolet e Perëndive Pellazge (Syri i shqiponjës- Thoti) që simbolizon Zeusin, në të dytën e simbolit te Apollonit, (Poll, pjellje-riprodhim) në të tretin kemi simbolin e perëndisë Ares, në ketë rast ne rolin e mbarësisë ne Lundrim dhe luftra detare (Lis ishte ne lashtesi një port i madh)…

Në çdo fillesë të shkrimit, sipër simboleve kemi simbolin e Horizontit (Universit) simbolin e ripërtëritjes, (Dallandyshja) Shqiponjës « Ai -shqiponjës» Thoti-Zeusi, dhe simbolin e erës (Anijes akeje me vela) … (Fjala Akej= është e gjuhës Gege dhe shpjegohet me frazën “A kejt” (Te gjithë) në gjuhën e sotme shqipe).
Shkrimi i takon periodës kulturore në tranzicion mes fundit të paleolitikut dhe fillimit te neolitikut, sepse kemi njëkohësisht të përdorura një kombinim të shkrimit me piktograma dhe fillesave të shkrimit të pastër simbolik. Tanime Pela,(kali femër) që u dha emrin Pellazgeve, mungon dhe është zëvendësuar me Figurën e njeriut. Qartësisht nuk është nje shkrim grek antik, sepse në të gjejmë vetëm shkronja që nuk i ka alfabeti i vjetër grek. Për nga Karakteret e përdorura është e njëjtë me Shkrimin e gurit te Mecha, shkruan ne gjuhen Maobite, gjetur në detin e Vdekur, në Izrael… Por shkrimi i Balldrenit është shumë me i vjetër, sepse ka brenda dhe piktogramat….