Dëshmi mbi jetën në kampin e Lekajt në Kavajë, 1948: “Gjatë punës në atë kamp të mallkuar, bën krye një fenomen që nuk kishte ndodhur më parë. Një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve, sidomos e atyre që nuk kishin kurrfarë ndihme nga familjet, zunë të verboheshin krejtësisht, në kohën kur nuk kishte diell.
Shokët dhe miqtë e tyre, i merrnin këta për dore që në orën katër, kur bëhej zgjimi dhe nuk i lëshonin, vetëm se kur të lindte dielli dhe të shndriste tërë botën. Vetëm atëherë u vinin sytë këtyre. Në 1200 veta, numri i këtyre të verbërve specifikë mund të arrinte padyshim në 400 veta”.
Nga jeta në kampet e para të punës së detyruar, ku të burgosurit politikë shfrytëzoheshin si skllevër nga regjimi komunist, vijnë disa dëshmi të mbledhura në vite, të një rëndësie të veçantë, pasi janë dëshmi të dorës së parë, ku ish të burgosurit japin detaje të hollësishme për punën, jetën dhe vështirësitë në këto kampe.
Një dëshmitar i vyer i kësaj periudhe është edhe Beqir Ajazi, i ndarë nga jeta në vitin 2017, por që dëshmitë e tij janë publikuar në librin e studiuesit Kastriot Dervishi “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”.
Nga dëshmitë e tij kemi shkëputur dy fragmente ku ai flet në detaje për ejtën në dy kampet e punë ssë detyruar në Kavajë, kampin e Bedenit dhe atë të Lekajt, të cilët funksionuan në vitin 1948.
Për kampin e Bedenit, Beqir Ajazi shkruan:
“Pjesa më e madhe e të burgosurve të Tiranës, politikë dhe ordinerë, u dërguan këtë vit në Kampin e Bedenit të Kavajës. Aty kishin sjellë dhe të burgosur nga Berati dhe nga Vlora. Kështu që ishim bërë aty afro 1.200 veta, sistemuar në disa kapanona që karkasën e kishin prej druri, mbulesën prej katramaje dhe anash ishin veshur me rrogoza.
Qëllimi i kësaj pune ishte që të bëhej një kanal vigan për rrëzë kodrave të Bedenit, i gjatë 7 kilometra, i gjerë sa të shkonte lirisht një (makinë tip) “Skoda” në fundin e tij, përfundim i këtij kanali dilte në kënetë të Zhabjakut. Kjo e fundit do të thahej nga ne, kurse ujërat e kanalit do t’i hidhnin në Shkumbin kullimet e kodrave, si dhe makrrosat dhe qelbësirat e kësaj kënete.
Puna aty ishte e organizuar në brigada, që kishin një efektiv prej 150-200 të gosur secila. Komanda e kampit, ngrinte dhe frynte normat me qellim qe te justifikonte dhe normat e atyre të shumtëve që nuk punonin. Kamandanti i Kampit ishte nje toger Hysniu nga Labëria.
Në pamje të jashtme, ky njeri të jepte përshtypjen e një mësuesi ose të një intelektuali të panjohur diku në ndonjë fshat humbur. Mbante dhe syze. Mjerisht, ky ishte një gjarpër shullëri që të qukte…
Për të kulluar kënetën e Zhabjakut, na kishin caktuar is 40 veta djem të rinj dhe të fortë. Kishin sjelle aty dy barka të vogla me lopata, na ndosin në dy rreshta het Duhej te rreshta, sipas dispozitave të inxhinierit dhe në mes tonë qëndronin dy hapnim një savanele. panele.
Megjithëse dija shume fjalë të huaja, kesaj nuk ia i ditur kuptimin. Po ketë do ta mesoja në praktike. Duhej të zhvisheshim vetëm në him në kënetë, në vendet e caktuara nga inxhinieri dhe duke respektuar spangon e ti kaimugin e fundit të kënetes. Si ta kishim mbushur belin, duhej ta nxirrnim nga breg me breg, do ta kërkonim vendin me këmbë dhe të ngulnim belin në llucën dhe ta shkarkonim në barkë. Ditën e parë e patëm shumë i vështirë, se na nguleshin shushunjat nëpër kofshë…”.
Po atë vit, Beqir Ajazi së bashku me shumë të burgosur të tjerë që kishin qenë fillimisht në kampin e Bedenit do të zhvendoseshin në një tjetër front pune, në kampin e Lekajt në Kavajë, për të cilin Ajazi rrëfen:
“Më në fund u vendos që do të iknim nga Bedeni, se do të na çonin në Kampin e Lekajt. Rruga e trenit Durres-Rrogozhine, para se të hynte në këtë të fundit, kalonte nëpër disa kodra të vogla me përbërje krejt zhur.
Prandaj dhe ky vend quhej pikërisht Zhurje. Kjo hekurudhe i ishte besuar rinisë, për ta ndërtuar me punën e saj vullnetare. Sipas planit të rrugës, niveli i trasesë në këto kodra duhej të ulej deri në kuotën që e donte treni.
Kjo ulje e kodrave, nëpër atë zhurishte të mallkuar, ishte shumë, shumë e vështirë, për të mos thënë, e pamundur, sidomos për rininë vullnetare. Kështu që e kishin parë të udhës të na dërgonin neve, sepse mbi ne, veç dëshirës për ta bërë vendin me hekurudhë, vepronte dhe forca e dajakut, pa përjashtuar ketu komponentët e tjerë.
Gjatë punës në atë kamp të mallkuar, bën krye një fenomen që nuk kishte ndodhur më parë. Një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve, sidomos e atyre që nuk kishin kurrfarë ndihme nga familjet, zunë të verboheshin krejtësisht, në kohën kur nuk kishte diell.
Shokët dhe miqtë e tyre, i merrnin këta të mjerë për dore që në orën katër, kur bëhej zgjimi dhe nuk i lëshonin, vetem se kur të lindte dielli dhe të shndriste tërë botën. Vetëm atëherë u vinin sytë këtyre të mjerëve. Në 1200 veta, numri i këtyre të verbërve specifike mund te arrinte padyshim në 400 veta.
Ndonëse në mënyre sekrete, ashtu siç i bejnë komunistët gjërat edhe më të vogla, Komanda e kampit kishte alarmuar Kavajën dhe Ministrinë. Për këtë erdhi një komision mjekësor nga Kavaja. Që nga ajo dite, kampin tonë e gëluan zarzavatet e sidomos qepët e njoma dhe të thata, te cilat duhej t’i hanim pa pushim dhe pa racion.
Seksioni i tregtisë së Kavajës “rroftë sebepi” pastroi nga kalbësirat të gjithë dyqanet e rrethit dhe i solli aty te ne. Natyrisht, zarzavatet e tjera të kalbura ose në kalbëzim e sipër, na i zienin në një kazan gjysme fuçie, u hidhnin brenda një shishe gjysme kiloshe vaji dhe na i servirnin t’i hanim në pikë të zhegut.
S’do mend se nga ngrënia e këtyre kalbësirave, të shumtë ishin nga ne, që i kishte zënë barku i keq, me rrezik dizenterie. Ndër këta fatkeqë, ndofta dhe më rëndë se të gjithe, isha dhe unë.
Në fillim e durova me shprese se do të më kalonte vetvetiu, po meqë semundja ime sa vinte e rëndohej, infermieri më dha tri ditë pushim. Mirëpo, tetar Meçani ishte dhe më i fortë nga infermieri dhe nuk të linte pushim, po të nxirrte, po te qe nevoja, edhe me dajak.
Kështu, hiq bark tmerrësisht dhe dil gjithë ditën në punë dhe ha zarzavate të kalbëzuara, erdha e u bëra kockë e lëkurë.
Kishte shumë mundësi që të kisha kaluar në dizanteri dhe kjo, në kushtet e atyshme, do të thoshte vdekje. Infermieri i shkretë, atë që kishte mundësi, e bënte. Më linte pushim. Më tutje ai nuk kishte kurrfarë kompetence”./Kujto.al
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
PIANISTJA E NJOHUR, ELIDA DAKOLI, RRËFEN PËR VUAJTJET QË I PËRJETOI FAMILJA E SAJ NË DIKTATURË