Dëshmi tronditëse: Ja cilat ishin torturat ndaj të burgosurve gjatë komunizmit

toger deputetit nuk u ndalen

Nga dëshmia e të burgosurit politik Naum Bezhani.

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:
Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve, sidomos gjatë viteve 1947-1948.

Për të gjitha këto, Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerë kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundër tyre që i bënin…

Janë përdorur këto forma torturash:

-Jeleku (tortura më e tmerrshme).

-Kamxhiku dhe druri.

-Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.

-Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fiktë.

-Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.

-Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.

-Thyerje e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).

-Kripë në gojë

-Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe shtihesh në ajër ose shpiheshin afër litarit.

-Tortura morale në lidhje me familjen. Do të ta burgosim, do të t’i vrasim bile në Shkodër. Për të thyer rezistencën e Dulo Kalit e shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra. Ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.

-Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.

-Një herë Myftar Tarja i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.

-Djegie e mishit me cigare.

Dëshmitari Shaban Zereci, vjeç 45, nëpunës, banues në Tiranë, u betua rregullisht, u pyet e tha: Kam qenë partizan qysh prej vitit 1942, kryetar çete, komandant batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14.VI.1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe.

Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe mbasi unë nuk hapja gojën më kanë thyer këmbët me dru, deri sa u detyrova ta hap. Nuk e mora vesh asnjëherë pse u arrestova.

I pandehuri Vango tha: Në hetuesi qe metodë pune tortura. Janë praktikuar lloje të ndryshme torturash, si p.sh. qëllesa me pëllëmbë, lënia pa bukë për ditë të tëra, lidhur duar e këmbë me hekura të rënda, jeleku, ujë të ftohtë me litar të lagur, kokën në kovë. Këto metoda bisedoheshin dhe janë ngritur edhe në mbledhje dhe torturat kanë ardhur duke u perfeksionuar./observatorikujteses.al

(Gjendet në dosjen e gjyqit ndaj Koçi Xoxes. Arkivi i Ministrisë së Brendshme)

—————

Lexo edhe:

RRËQETHËSE: ÇKA THA NË LETRËN E FUNDIT PARA SE TË EKZEKUTOHEJ?

ObserverKult