Dëshmia shokuese nga Ukraina: “Gruaja ndërroi jetë- vajzën kur e mora në duar nisi të qante…”

I shokuar dhe me lot në sy Oleg Rubek sheh çfarë ka mbetur nga shtëpia e tij. Vetëm rrënoja, shkatërrim.

Dikur aty ka qenë shtëpia e ngrohtë ndërsa tani është një krater i madh i shkaktuar nga një prej bombave ruse që vrau gruan e tij dhe të paktën dy persona të tjerë të mërkurën në mëngjes në qytetin Zhytomirit, rreth 200 km në perëndim të Kievit.

“I shikon gishtat e mi, nuk kanë lëkurë. Kur gjetëm gruan time pamë se nuk kishte disa pjesë të kokës. Shpresoj që gruaja ime të ketë vdekur shpejt, sepse kjo është vetëm ajo që mund të them. Shpresoj që tani të jetë në parajsë” -thotë ai ndërsa zëri i dridhet.

Oleg tregon me dorë atë që dikur ishte shtëpia e tij por tani është ferr.

“Kur mora vajzën time në duar ajo nisi të qante. Ishte një ndër zhurmat më të bukura të jetës time”.

Tre persona humbën jetën nga bomba që shpërtheu në atë qytet.

Njerëzit kërkojnë mes rrënojave ndërkohë që sirenat e alarmit për një tjetër shpërthim bien sërish, transmeton ‘tirananews.al’.

Në ditën e shtatë të bombardimeve ruse Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi një rezolutë për të dënuar Rusinë për nisjen e pushtimit të Ukrainës dhe kërkoi që Moska të ndalë luftimet dhe të tërheqë forcat e saj.

Ky vendim ka për qëllim izolimin diplomatik të Rusisë në këtë organizatë ndërkombëtare.


Lexo edhe:

SULMI RUS NË UKRAINË, 1000 SHKRIMTARË KUNDËR LUFTËS

Nga Atwood te Pamuk, 1000 shkrimtarët më të njohur të botës bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të Luftës në Ukrainë. Protestën e tyre kundër pushtimit të nxitur nga Putin, e kanë shprehur me marsh dhe përmes një letre, të cilën e kanë nënshkruar edhe shkrimtar rus, mes tyre edhe Ljudmila Ulickaya

Me një beretë që ta mbrojë nga i ftohti dhe flamurin verdhë e kaltër në duar, Margaret Atwood, 82 vjeçe zbriti në “sheshin e betejës” në Toronto…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult