Kinemaja ka qenë gjithmonë një fushë vërtetë intriguese, e cila ndër të tjera ka dhënë shumë mesazhe për popujt rreth kulturave të ndryshme.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, studiuesi i kinemasë, Abaz Hoxha ka treguar shumë detaje të panjohura për publikun.
Ndër të tjera, ai ka zbuluar se filmat e parë në Shqipëri u projektuan në shtëpinë e Kolë Idromenos në vitin 1912. Ndërsa, sa i përket kinemasë së parë, ai tregoi se u ndërtua në Vlorë në vitin 1914.
“Filmat e parë ishin të shkurtër të ngjarjeve të kohës, sidomos të ngjarjeve europiane. Ishte një dritare e çelur që njihej populli me qytetërimin europian. Fillimisht, janë shfaqur në shtëpinë e Kolë Idromenos në Shkodër. Roli që ka luajtur filmi në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm, shumëdimensional. Pra, fillesat e kinemasë i kemi në Shkodër në shtëpinë e Kolë Idromenos në 1912, më pas ndërtohet kinemaja e mirëfilltë në 1920 në Vlorë”, tha Abazi.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
AZEM SHKRELI: ATDHEU ËSHTË DHEU I BIRIT E I ATIT E I SHPIRTIT TË SHENJTË…
Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë
Në vargun me krushq atdheu është krushku i parë
Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari
Në kulm e në flamur është kumti e kremtja
Në kokën rënduar në mendime ai është mendimi
Është një krahë shqipe këtej, një andej kufirit
Është flaka e Oso Kuka në kullën kallë të barotit
Është ara shtatë vjet djerrë e gruaja djerrë e fara
Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemra
Në të parën pushkë për ujk atdheu është krisma
Në trupin tonë për vig atdheu është vigu
Në mishin tonë për krymb atdheu është ashti
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult