Detaje të reja “tronditëse” nga autopsia e Michael Jackson! Çfarë u zbulua pas vdekjes së mbretit të pop-it?

Detaje të reja rreth ditëve të fundit të ikonës së muzikës pop, Michael Jackson, po dalin në dritë 14 vjet pas vdekjes së tij.

Një dokumentar i titulluar “Killing Michael Jackson”, me regji dhe prodhuar nga ZigZag, ka bërë bujë në rrjetet sociale. Ai përmban dëshmi nga tre detektivët e përfshirë në hetimin e vdekjes së këngëtarit.

Dokumentari zbulon aspekte intriguese të autopsisë së Jackson, duke hedhur dritë mbi plagët e ndryshme të trupit të tij.

Sipas dokumentarit, bëhet e ditur se mbreti i popit ishte tullac dhe përdorte një parukë për ta fshehur.

Për më tepër, dokumentari zbulon se Jackson kishte një tatuazh për të kamufluar pjesën që ishte tullac dhe gjithashtu zbulon plagë të shumta të gjetura në trupin e tij.

Këto plagë thuhet se ishin në zonat si veshët, hunda, qafë, krahë dhe tek  kyçet e dorës. Këto plagë besohet të jenë rezultat i operacioneve të shumta estetike që Michael Jackson iu nënshtrua gjatë gjithë jetës së tij në përpjekje për të përmirësuar pamjen e tij.

Vdekja e papritur e Michael Jackson në moshën 50-vjeçare më 25 qershor 2009 shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën. Shkaku zyrtar i vdekjes së Michael Jackson u përcaktua të ishte arresti kardiak i shkaktuar nga një mbidozë e qetësuesve që ai konsumonte rregullisht.

Vlen të theksohet gjithashtu se së fundmi kapelja që mbajti i ndjeri Michael Jackson kur performoi për herë të parë lëvizjen e tij të famshme të kërcimit “Moonwalk” do të dalë në ankand më 26 shtator në Paris, njoftuan organizatorët e ankandit.

Ajo pritet të shitet nga 60,000 deri në 100,000 euro dhe do të jetë atraksioni në ankandin e relikeve në Hotel Drouot, shtëpia kryesore e ankandeve në Paris.

Ankandi organizohet nga kompanitë “Artpèges” dhe “Lemon Auction”, të cilat bënë bujë vitin e kaluar me kitarën e Noel Gallagher, e cila u shit për 385.500 euro./ gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI BIOGRAFIK PËR MICHAEL JACKSON SHKAKTON SHUMË POLEMIKA, KJO ËSHTË ARSYEJA

Vetëm pak ditë më parë dëgjuam lajmin se nipi i Michael Jackson, Jaafar do të luajë Mbretin e Popit në filmin e ardhshëm biografik për këngëtarin.

Filmi “Michael” nuk ka ende një datë se kur do të shfaqet ndërsa kanë nisur të shkaktohen polemika.

Regjisori i dokumentarit “Leaving Neverland”, Dan Reed, ka ndezur fitilin në komentet e bëra për “The Guardian”.

Ky dokumentar u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance në janar 2019 derisa do të jetë i disponueshëm falas në RTVE Play.

Dokumentari tregon një nga anët e supozuara më të errëta të Michael Jackson duke folur me dy fëmijë James Safechuck dhe Wade Robson.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult