Janë zbuluar detaje të reja nga vdekja e këngëtares Amy Winehouse. Ajo ishte dorëzuar në avujt e alkoolit dhe tymosjes së duhanit, për javë të tëra para se të ndërronte jetë.
Ian Halperin ka shkruar në librin e tij të ri “27 Heaven”se një ndër miqtë e saj i ka treguar se Amy ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.
“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po konsumonte shumë cigare dhe pije aloolike.
Amy ishte e dëshpëruar, kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Miku i saj që intervistova tha se këngëtarja duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste.
Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste. Thjesht njerëzit po shikonin më shumë sukseset e rekordeve të saj sesa gjendjen e saj shëndetësore”, shkruhet në libër.
Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë artistëve të famshëm që vdiqën në moshën 27 vjeçare, si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.