Detyra e artit është…? Na tregoi Jorge Luis Borges

Jorge-Luis Borges

Nga: Jorge Luis Borges

Detyra e artit është të shndërrojë gjithçka që na ndodh, ta shndërrojë gjithçka në simbole, në muzikë, ta shndërrojë gjithçka në diçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut. Kjo është detyra jonë. Nëse nuk e përmbushim, hidhërohemi.

Shkrimtari apo artisti, ka detyrën ta shndërrojë gjithçka në simbole. Këto simbole mund të jenë ngjyra, forma ose tinguj. Për poetin simbolet janë tinguj dhe fjalë, fabula, histori, poezi. Puna e poetit nuk mbaron kurrë. Nuk ka të bëjë hiç me orët e punës.

Ti gjithmonë merr diçka nga bota e jashtme. Diçka duhet të shndërrohet dhe në fund të fundit, ajo do të shndërrohet. Ky zbulim mund të shfaqet kurdo. Poeti kurrë nuk pushon. Ai gjithmonë punon, madje edhe kur ëndërron. Përtej jetës së shkrimtarit është një vetmitar.

Ti mendon se je vetëm dhe me kalimin e viteve nëse yjet janë me ty, mund të zbulosh, që je qendra e një rrethi të madh miqsh të padukshëm që të duan, por ti nuk do t’i njohësh kurrë dhe ky është një shpërblim i mrekullueshëm.

Përktheu: Elona Caslli


Lexo edhe:

BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…

Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë.

Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU