“Deutsche Welle”: Shqipëria, vendi që i ka të gjitha/ Media gjermane e krahason me Maldivet, Kroacinë e malet e Zvicrës

Gazetarja gjermane: “Shqipëria ka shumë kriminalitet” është vetëm klishe

”Këtu nuk janë Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.”

Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj rreth e rrotull Shqipërisë gazetarja e Deutsche Welle-s, Astrid Benolken.

Ajo vë në dukje se për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet.

Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend. Astrid e nis nga kryeqyteti Tirana.

“Këtu takohet Shqipëria e Veriut me atë të Jugut, tradita me modernen, natyra me jetën e natës.

Tirana është zemra e Shqipërisë, sheshi ”Skënderbej” ndodhet në qendër të saj. Pavarësisht jetës dinamike, shqiptarët gjithmonë gjejnë kohë për të pirë një kafe. Nuk është çudi pse nuk gjen një qytet tjetër në Europë me kaq shumë kafene për numër banorësh.”

Për gazetaren e Deutsche Welle-s, kur je në Shqipëri duhet të sillesh si një shqiptar duke e nisur ditën me një kafe e më pas ajo zgjedh të marrë një makinë me qira për të vijuar udhëtimin e saj.

“Rregulli më i rëndësishëm për të udhëtuar: Mos hezito t’i biesh borisë. Shqipëria kurrë nuk ka qenë e begatë në një periudhe të caktuar, madje në vitet ’90 vendi ra në krizë ekonomike dhe si rrjedhojë shumë njerëz humbën kursimet e tyre.

Por, ka qenë gjithmonë e pasur me njerëz kreativë dhe zona të bukura. Edhe romakët e vjetër thanë: O zot, sa bukur është këtu dhe vendosën të qëndrojnë. Ky amfiteatër këtu në Durrës të kujton atë periudhë.”

Në ditët e sotme, ideja e pushimeve të lira tërheq shumë turistë në Shqipëri.

“Hotele të reja po ngrihen kudo dhe plazhet po përgatiten për numër të madh turistësh. Përgjatë viteve është gjithnjë e më thjeshtë për të ardhur këtu dhe për të shijuar detin dhe diellin pa shpenzuar më shumë para se të mban xhepi.

Por rritja e turizmit gjithashtu ka ndryshuar edhe vendin. Mbrojtja e natyrës përballë zhvillimit ekonomik, natyra e egër përballë turizmit. Ky debat po zhvillohet kudo në Shqipëri.

Në jug një aeroport po ndërtohet në mes të një zone të mbrojtur. Jam në kërkim të natyrës dhe aventurës. Fillimisht po marr diçka të shpejtë. Një byrek në ditë të mban larg doktorit. Kushton vetëm 40 cent.”

Astrid udhëton drejt veriut dhe ndalet në kalanë e Rozafës.

“Edhe në verë, numri i turistëve në qendrën kulturore të Shqipërisë së Veriut është i menaxhueshëm. Hyrja në kështjellë kushton 3,50 Euro dhe pamja prej këtu nuk ka të paguar. Malet mbrapa do të jenë ndalesa e radhës.”

Më pas, Astrid niset drejt Luginës së Valbonës, përmes Liqenit të Komanit.

“Në veri një gjë e veçantë që mund të bësh është ecja dhe sportet e aventurës. A ka vendi mjaftueshëm kapacitete për këto? Tani për tani, mendoj se po. Por mendoj që do vijë një moment kur do të na duhet të bëjmë gjëra ndryshe për turizmin.”

Duke kaluar përmes Bjeshkëve të Nemuna, gazetarja është informuar edhe për historinë e tyre, ndërsa vlerëson edhe sigurinë që të jep ky vend.

“Mos u shqetësoni, Shqipëria është po aq e sigurt për udhëtarët sa edhë destinacionet e tjera ne Evropë. Megjithëse është përhapur klisheja se Shqipëria ka shumë kriminalitet, mbetet vetëm një klishe.

Si një femër që udhëton vetëm, jo vetëm që ndihem e sigurt këtu, por edhe e mirëpritur. Pjesa më e madhe e njerëzve që kam takuar kanë qenë shumë mikpritës.”

Bunkerët i tërheqin vëmendjen gazetares së huaj.

“Këta janë bunkerë. Nëse shikoni me kujdes, do gjeni kube prej betoni si kjo këtu kudo në Shqipëri. Ato shërbejnë si kujtesë e një periudhe që shqiptarët nuk kanë dëshirë t’ua kujtosh.

Për më shumë se 40 vite Shqipëria ishtë pothuajse totalisht e izoluar nga bota. Diktatori Enver Hoxha nga frika e një sulmi nga jashtë porositi ndërtimin e 750 000 bunkerëve. Vetëm 200 000 u ndërtuan në fakt.

Ato që kanë mbijetuar në ditët e sotme janë ose vende për të parë ose rrënoja.”

Sipas Astrid, e shkuara ka lënë gjurmë në peisazhin dhe ekonominë shqiptare, që ndihet edhe sot.

Ajo ndalet në një bujtinë buzë luginës së Valbonës, ndërsa e mbyll dokumentarin e saj me fjalët:

Biseda për hiking në kohë me borë, mikëpritje dhe male magjepëse. Shqipëria i ka të gjitha. Natyrë të virgjër dhe qytete plot me gjallëri, male, plazhe, diell, dëborë ./KlanTv

ObserverKult


Lexo edhe:

“MAP OF EUROPE”: SHQIPËRIA, MALDIVET EVROPIANE- JA VENDET QË “PATJETËR” DUHET T’I VIZITONI…

Vijon jehona e Shqipërisë turistike në mediet dhe sitet ndërkombëtare, ndërsa së fundmi konsiderohet si Maldivet evropiane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau shkrimin e “Map of Europe” dedikuar turizmit në Shqipëri, i cili sjell ndër të tjera informacione dhe foto nga destinacionet kryesore turistike në vend.

“Mirë se vini në Shqipëri, në Maldivet evropiane, është urimi i fotografëve të njohur dhe krijuesve të faqes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Map of Europe” veçon disa destinacione turistike në Shqipëri, ndër të cilët Ksamilin e cilësoi si Maldivet evropiane dhe me çmimet më të lira turistike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult