Dhërmiu- pasqyra ku duhet të shihemi dhe ta pranojmë që jemi të shëmtuar

Padyshim që jugu është një nga pikat më të frekuentuara gjatë stinës së verës në Shqipëri, sidomos Dhërmiu! Por me turistët nisin edhe “problemet”… Në një shkrim të saj në rrjetet sociale, Flora Xhemani Baba, eksperte e turizmit, shkruan për kontrastin që kishte vënë re nga pushuesit, të cilët këtë vit kanë qënë me shumicë vendas. Një paragraf në shkrimin e saj, ajo ngritë shqetësimin për plehrat të cilat janë në kontrakt me jetën vanitoze, e cila promovohet nga të rinjtë dhe jo vetëm. 

Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.

Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.