Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema, ishte e ftuar së fundmi në programin “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim tejet të ndjerë për jetën e saj profesionale, por edhe atë personale.
Ajo rrëfeu se gjatë rrugëtimit të saj ka humbur shumë njerëz, por si sprovën më të madhe cilësoi humbjen e bashkëshortit.
“Nuk mund të dorëzohesha në atë humnerë ku u vendosa. M’u shkëput gjysma e trupit tim. Mora një vendim që edhe karriera ishte shumë e rëndësishme, por edhe familja.
Dy fëmijët janë bekim për mua, janë gjithçka. Janë jetë, janë këngë, janë çdo gjë që më mbushin shpirtin dhe më japin forcë për të ecur përpara”.
Teksa u shfaq një fotografi kur këngëtarja është nderuar me çmimin “Mjeshtre e Madhe”, këngëtarja tha se ia dedikon Sokolit.
“Bëri gjithçka për mua. Ishte mësuesi i jetës sime dhe i artit gjatë viteve që ishin bashkë.
Unë jetoj me të, jetoj me dashurinë e tij, me gjithçka më ka falur. Do të doja ta takoja, më ka marrë malli.”-tha ajo e emocionuar./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE/ VALBONA MEMA FLET PËR HUMBJEN E MOTRËS: S’E KUPTOJ SI PËRPAROI SËMUNDJA AQ SHPEJT…
Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Artistja rrëfeu se ishin të pandashme dhe e kishte si nënë të ndjerën. E vetmja periudhë që ka ndejtur pa folur ishte momenti kur u fut në Big Brother Vip Albania 2.
Mema ka treguar se në momentin kur mësoi se gjendja e së motrës ishte përkeqësuar mori vendim menjëherë për t’i dhënë fund rrugëtimit në BBV.
Këngëtarja tha se ende nuk e kupton se si sëmundja e së motrës përparoi aq shpejt, duke i marrë edhe jetën.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult