reklamë

Dhjetë fituesit e Konkursit të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija”

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpalli fituesit e Konkursit të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija”, në kategoritë “Muzikë Dhome” dhe “Kor A Cappella”.

Konkursi, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit Tish Daija, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë, synon nxitjen e krijimtarisë së re dhe mbështetjen e kompozitorëve të muzikës së kultivuar shqiptare.

Veprat fituese të këtij konkursi janë:

• Hajg Zaharian – “Folk Game for Five”
• Serxho Beqo – “Janino”
• Maksim Shehu – “Fllad pranveror në bregdet”
• Ajet Çekiçi – “Ëndërr”
• Ylli Ramzoti – “Desha”
• Niko Boçi – “Vegim”
• Rei Kita – “Gjurmë”
• Blendiar Bytyqi – “Dremit liqeri”
• Dea Ahma – “Lamentation”
• Leutrim Sahiti – “Attempt of Nuance”

39 vepra u bënë pjesë e Konkursit Kombëtar të Kompozicionit “Tish Daija”, me pjesëmarrjen e gjerë të krijuesve profesionistë nga të gjitha grupmoshat, si edhe në shtrirjen e tij përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë edhe kompozitorë shqiptarë të diasporës.

Veprat e shpallura fituese do të bëhen pjesë e edicionit të parë të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, i cili do të organizohet nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjatë muajit nëntor.

ObserverKult


Lexo edhe:

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur- shkrimtarët që e refuzuan çmimin…