Dhjetë vite pas vdekjes së saj zbulohet intervista e parë e Amy Winehouse, ja çka thoshte

Dëshira më e madhe e Amy Winehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta ka qenë që të kishte fëmijë. Një dokumentar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së artistes, ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Në të përfshihet edhe një intervistë në të cilën Amy pyetet se ku e sheh veten pas 10 vitesh.

“Do të doja të kisha disa fëmijë, 2 ose 3 fëmijë”, është përgjigjur ajo.

Dokumentari i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy” ka dalë së fundi, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare. Në dokumentarin e ri për Amy Winehouse flasin edhe prindërit e saj Mitch dhe Janis, të cilët u ndanë prej saj kur ishte vetëm 10 vjeçe.

Së fundmi, “The Sun” ka publikuar një regjistrim të saj të padëgjuar më parë, ku është zbuluar se Amy filloi të pijë alkool në moshën vetëm 12 vjeç. Në këtë rrëfim ajo ka treguar se pinte çdo ditë, transmeton ‘tirananews.al’.

Artistja ishte 20 vjeç kur dha intervistën për publikimin e albumit të saj Frank në 2003-in.

“Unë e dua Jack Daniel’s. Unë thjesht e dua Jack Daniel-në. Është i mrekullueshëm”

“Unë pi çdo ditë. E kam pirë Jack Daniel-in për tetë vjet.

“Të gjithë e dinë. Është si Jack dhe Coke”, tha ajo.

Kujtojmë se në shtëpinë e saj u gjendën disa shishe vodka në dysheme dhe pas vdekjes rezultoi se ajo ndërroi jetë nga helmimi prej alkoolit. Para se të ndahej nga jeta ajo ishte përdoruese e rregullt e drograve, duke përfshirë heroinë, kokainë dhe kanabis. Më vonë artistja vendosi të hiqte dorë prej tyre dhe të pastronte trupin.

LEXO EDHE: Zbulohet dëshira e Amy Winehouse para se të ndërronte jetë