Dhori Qiriazi: Nëse…

Nëse në errësirë
më sheh duke shëtitur,
o, dije atëherë,
diçka më ka mërzitur.

Në sheh, se në dritare
kam dritë në mesnatë,
një ëndërr do kem parë
e rri ta hedh në kartë.

1995