Poezi nga Dhori Qiriazi
Të desha ty, kur desha edhe yjet
dhe malet varg, dhe mjegullat, dhe pyjet.
Po shkojnë vitet… Do vij’ e fundit orë
të mbyllim sytë. S’ka gjë pse s’vum’ kurorë.
Kurora jon’, ç’ka bota në këtë jetë:
yje, male, baltë, drur’ e fletë!
1956
ObserverKult
Lexo edhe:
PARASHQEVI QIRIAZI, ORIGJINA E PANJOHUR E ‘HIMNIT TË ALFABETIT’
Muzika ka fuqi për të kthyer bindje dhe parime në emocione dhe veprime. Ajo është si një “linjë transporti” që përcjell bindjet e kokës në rrugën e gjatë nga mendja për te zemra. Për këtë arsye, kombet kanë himne, ushtritë kanë banda, kishat kanë kore dhe xhamitë kanë myezinë.
Rrallë mund të shikohet një film (qoftë artistik apo edhe dokumentar) që nuk përcillet me muzikë, sepse regjisorët dëshirojnë që shikuesit të ndiejnë emocione: qoftë frikë, gëzim, dhimbje, adrenalinë, mall, humor etj.
Himni kombëtar i Shqipërisë, ose “Himni i flamurit”, u shkrua nga Asdreni më 1908, si poezi, dhe thuhet se u këndua për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Më vonë, himni erdhi në trojet shqiptare dhe, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ai u njoh si himni kombëtar….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU