Është shkatërruar busti i Mit’hat Frashërit që gjendej pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.
Skulptura, vepër e artistit Agim Rada është hedhur nga struktura mbajtëse dhe ka rënë mbi varrin e Mit’hat Frashërit, duke dëmtuar gjithë pllakën e mermertë.
Studiuesi Uran Butka që drejton institutin e Studimeve Mit’hat Frashëri dhe i ka botuar veprën e plotë, e sheh ngjarjen si akt të rëndë.
“Është një akt i rëndë, atentat ndaj kulturës shqiptare është një vepër e shëmtuar e forcave të caktuara regresive, enveriste, kundër figurës madhore të historisë, kulturës shqiptare”, deklaron Butka.
Figura e Mit’hat Frashërit, e ndaluar nga komunizmi dhe e anatemuar pas rënies së tij, është parë më dritëhije, por dëmtimi i varrit cenon më shumë se figurën e tij.
“Të trazosh varrin e tij, eshtrat e tij, nuk është vepër shqiptare. Shqiptari e ka zakon të nderojë. Nuk duhet politizuar. Institucionet shtetërore e kanë për detyrë t’i mbrojnë këto vepra e simbolet të kombit”, u shpreh studiuesi.
Eshtrat e figurës poliedrike të Mit’hat Frashërit u kthyen në Shqipëri në vitin 2018 në një ceremoni zyrtare dhe u vendosën pranë memorialit të tre vëllezërve Frashëri./balkanweb
ObserverKult
Kliko edhe: