Diana Kastrati: Kuvendi të ndihmojë, Arbërishtja në rrezik

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur, drejtorja e Qendrës së Publikimeve për Arbëreshët, Diana Kastrati, vuri theksin tek përpjekjet e bëra deri më tani për përhapjen e kulturës arbëreshe.

Ajo shprehu dhe nevojën për të parë përmes politikave shtetërore arbërishten si gjuhë në rrezik.

Në seancën dëgjimore të mbajtur, në Nënkomisionin për diasporën dhe migracionin, drejtorja Kastrati, vuri theksin në qëllimin e ngritjes dhe ekzistencës së kësaj strukture prej tri vitesh.

“Tri janë hullitë kryesore ku ne mbështesim punën tonë. Së pari, studime të thelluara në fushën e historisë, letërsisë, të kulturës arbëreshe, antropologji kulturore etj., në bazë të kërkimit shkencor. Së dyti, janë botime veprash mbi autorë dhe kulturën arbëreshe. Përpos këtyre është përhapja e kulturës arbëreshe në territor shqiptar”, shprehet ajo.

Sipas Kastratit koordinimi i politikave shtetërorë me ato studimore, është domosdoshmëri, për forcimin e kësaj strukture studimore, përfshirjen e të gjithë zonës shqipfolëse, dhe studiuesëve vendas e të huaj.

Studiuesja foli dhe për nevojën e zgjerimit të hapësirave fizike të Qendrës, përfshirë ato ekspozuese.

“Vizioni konsiston në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e studiuesve të zonave shqipfolëse dhe ky bashkërendim të jetë në harmoni me përpjekjet që bëhet në komunitetet arbëreshe”, shprehet Kastrati.

Ndërsa vuri theksin tek angazhimet për përhapen e kulturës arbëreshe, përmes botimeve kryesisht bazuar në retrospektivë, dhe ekspozitave.

Po ashtu diskutimeve edhe përtej Shqipërisë derisa Kastrati vuri theksin tek rreziku më i madh që i kanoset sot këtij komuniteti.

“Arbërishtja është gjuhë në rrezik, kjo është shpallur nga UNESCO që në 90-ën. Nuk është akoma në zhdukje, por është aty afër, grada e katërt.

Kuvendi duhet të ketë parasysh Arbërishten si gjuhë në rrezik, së pari në kuadër të politikave që duhet të ndiqen. Përmes kumtuesve të huaj arbëresh etj., për t’ia paraqitur më tej Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Nëse arbërishtja është në bjerrje, mund të shtrohet problemi për ta futur në shkollë.

Kjo mund të shërbejë për një takim bilateral mes ministres sonë të Punëve të Jashtme dhe asaj homologe të Italisë.

Kastrati u përgjigj dhe sa i përket përfshirjes së botimeve të autorëve dhe kulturës arbëreshe në kurrikulat mësimore.

Në diskutimin që pasoi, deputeti i opozitës shqiptare, Kreshnik Çollaku vuri theksin tek nevoja për propozimin e politikave konkrete, krahas botimeve letrare e studimore të Qendrës./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KONICA: SHQIPTARËT NUK KANË ASGJË TË PËRBASHKËT ME POPULLIN ITALIANË

“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 7 korrik – Trazirat e nxitura në Shqipëri nga emisarët italianë, për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale.

Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult