Diaz: Dua të jetoj 110 vjet, s’shqetësohem për pamjen

cameron diaz

Cameron Diaz nuk shqetësohet aspak për moshën.

Pak kohë më parë në një intervistë për Goop, Diaz tha se me 30 gusht mbush 50 vjet dhe se është entuziaste për këtë momentin historik.

Gjysmë shekulli jetë pra.

Diaz theksoi se koncepti i mooshës ka ndryshuar plotësisht.

“Unë dua të jetoj 110 vjet, sepse kam një vajzë të vogë, lindur në 2019. Besoj se ka momente të rëndësishme në moshën 40-vjeçare kur vlerëson se cilët janë prindërit e tu. Dua ta kem atë moment me të. Të jem aty kur ajo të jetë 40-vjeç.”

Gjithashtu në Goop, Diaz tha se grimi që duhej të mbante gjatë jetës për shkak të punës së saj po i prishte lëkurën. Tani, ajo thotë se nuk grimohet më dhe ka vënë re një përmirësim.

Gjithashtu në podkastin e BBC ‘Rule Breakers’, duke iu përgjigjur mënyrës sesi po e përjeton emocionalisht rrugën drejt pakjes, Diaz tha se nuk po bën asgjë.

“Nuk më intereson – vazhdon ajo – gjëja e fundit që mendoj çdo ditë është se si dukem”.

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇFARË ËSHTË SINDROMA E PARISIT?

Nga Joe Phelan, (Live Science)

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i mbushur me histori. Aty ndodhet Kulla Eiffel, Arc de Triomphe, Katedrales Notre-Dame dhe Luvri, muzeu më i vizituar në botë.
Megjithatë, pavarësisht nga pasuria e qytetit me pika të shumta kulturore, kënaqësitë arkitekturore dhe restorantet e shkëlqyera, disa turistë e gjejnë veten të paaftë për të shijuar një udhëtim në Paris.

Një përqindje e vogël e atyre që shkojnë në Qytetin e Dritës përjetojnë “sindromën e Parisit”, një gjendje psikologjike me simptoma që përfshijnë të përziera, të vjella, halucinacione dhe rritje të rrahjeve të zemrës.

Por çfarë është saktësisht sindroma e Parisit? Kush priret të ndikohet prej saj dhe pse?

Sindroma e Parisit njihet nga shumë ekspertë si një fenomen i vërtetë, megjithëse i rrallë. Sipas Mathieu Deflem, profesor i sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Jugut, sindroma e Parisit është “më e zakonshme në mesin e turistëve japonezë”.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult