Kënga “Duje” kënduar nga Albina dhe familja Kelmendi mbrëmë fitoi votat e publikut në Festivalin 61 të Këngës.
Kjo ishte mënyra e sivjetme e përzgjedhjes së përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.
Këndon: Albina dhe familja Kelmendi
Teksti: Erjona Rushiti
Muzika: Enis Mullaj
DUJE…
Diçka mrena frymën ma nal
S’di çka bohet, bohet
Po du me nal
Çka o ka bohet
Krejt tuj pas
E krejt tuj pas
S’po muj mu knaq.
Jan tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda,
dashninë kanë vra
Janë tu u nda
E kanë harru se kanë një shpi
Sofër me fmi
Duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje
Si jetën ti ruje
Mos e gjuj me gurë
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje
Si jetën ti duje
Jan tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda
dashninë kanë vra
Janë tu u nda
E kanë harru se kanë një shpi
Sofër me fmi
Ti duje si dikur ti duje
At dashni ti ruje
Si jetën ti duje
Mos e gjuj me gurë
Si dikur ti duje
At dashni ti ruje
Si jetën ti duje
Duje duje
Jan tu u nda
Duje duje
Veç për nji fjalë
Janë tu u nda dashninë kanë vra
Duje duje
Janë tu u nda
Duje duje
E kanë harru se kanë një shpi
Sofër me fmi
Duje duje
ObserverKult
Kliko edhe:
AURELA GAÇE REAGON E ZHGËNJYER NGA FESTIVALI I KËNGËS: NDODH TË TË FSHIHET DHE HISTORIA…