“Dieppe” i Claude Monet nxirret në ankand për çmimin marramendës

Një pikturë e artistit francez, Claude Monet, do të hidhet në ankand më 6 qershor për 1 milion euro.

Vepra u ekspozua në Muzeun e Arteve të Bukura të Turit, ku piktori jetoi dhe punoi.

Piktura me përmasa 60 me 74 cm, e vitit 1882, paraqet qytetin francez të Dieppe në stilin impresionist që themeloi Claude Monet.

“Peizazhi paraqitet më i ngushtë sesa në pikturat e shtrira impresioniste që artisti realizoi gjatë jetës. Që njihen për ngjyrat, prekjen, për motivet normane që ai i trajtonte aq bukur. Ndaj edhe kjo është një vepër e shkëlqyer,” tha Hélène Jagot, drejtoresha e museumit.

Aymeric Rouillac, koleksionisti që po merret me ankandin, thotë se “Dieppe” transmeton ndjenjat dhe emocionet e Monet. Me lëvizje të dukshme të furçës që përçojnë përshtypjet e çastit.

Ai thotë se piktura ka bërë një itinerar të pazakontë që pas vdekjes së artistit në vitin 1926.

“Ka qenë me familjen e Monesë kur ai vdiq dhe kaloi për gjysmë shekulli në Shtetet e Bashkuara. Pastaj e mori një zviceran ndërsa neve na e besoi një artdashës japonez që e kishte pasur prej 20 vitesh,” tha koleksionisti Aymeric Rouillac.

Sipas koleksionistit, është e rrallë t’i shohësh veprat e piktorit të nxirren në ankand në vendlindjen e tij.

“Monet është piktori më i madh francez, por nga 440 piktura të Monet që u shitën në botë në 10 vitet e fundit, vetëm 14 ishin në Francë,” shtoi ai.

Edhe pse piktura e Monet vlerësohet me 1 milion euro. Çmimi në ankand pritet të arrijë më lart.

Deri në qershor Muzeu i Turit thotë se do e shfaqë atë për një numër të kufizuar të publikut për shkak të situatës me pandeminë./oranews.tv

LEXO EDHE: SHITET PËR MILIONA DOLLARË EDHE NJË PIKTURË E ARTISTIT MISTERIOZ