Shpëtim Levendi, është artisti që sot është harruar pothuajse nga të gjithë, por më shumë nga institucionet shtetërore, pasi qytetarët përpiqen ta ndihmojnë me disa të holla, që ia hedhin kur ai këndon.
Ish-këngëtari i njohur, sot ulet në një nga stolat e kodrave të Liqenit dhe këndon për të fituar para. Së fundi JOQ ALBANIA ishte pranë Shpëtimit, ku ai mes lotësh rrëfeu pengjet e tij dhe historinë e tij muzikore.
Shpëtimi tregon se sot nuk merr asnjë pension nga shteti edhe pse ka kontribuuar shumë për këtë vend. Gjithashtu, ai rrëfen se edhe asistencën sociale ia kanë hequr, por nuk e ka kuptuar kurrë arsyen. Ai është babai i tre fëmijëve dhe përpiqet që t’i fitojë paratë në rrugë.
Pak kohë më parë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, postoi një video me Shpëtim Levendin, të cilin e quajti mjeshtër, por vetëm kaq ariti të bënte për të. Sot Shpëtim Levendi kërkon mbështetje nga të gjithë.
Shpëtim Levendi është një këngëtar i njohur i muzikës përmetare dhe asaj të jugut në përgjithësi.
Shpëtimi ka marrë pjesë në dasma dhe koncertë pafund, dhe është e habitshme sot si ka përfunduar në këtë situatë kaq të vështirë.
Lexo edhe:
HYSEN BIZA, AKTORI QË GJITHËVE NA KUJTOHET ME SHPREHJEN “HOF T’SHOF”
Hysen Biza lindi në qytetin e Elbasanit, më 1 nëntor të vitit 1920. Shkollën fillore e kreu në shkollën e Tebojës, kurse mesmen e ndoqi në Normalen e Elbasanit. Karrierën e tij të gjatë artistike e filloi pikërisht në shkollën Normale, në vitin 1936, me dramën “Romaducët“, ku spikati për talentin e tij. Që nga ai moment mori jetë veprimtaria artistike e aktorit mirënjohur elbasanas, Hysen Biza.
Ai u aktivizua edhe gjatë shërbimit ushtarak, me teatrin e Amsamblit të Ushtrisë ku luajti krahas aktorëve të shquar të skenës shqiptare si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka e të tjerë. Këtu hodhi dhe bazat e aktrimit duke punuar me regjisorë të njohur si Pandi Stillo e Sokrat Miho…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU