“Dikur ka qenë i famshëm”, Eva Alikaj “sulmon” me fjalë Ermal Mamaqin (Video)

Aktorja e famshme e kinematografisë shqiptare, Eva Alikaj është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Gjatë një interviste në programin N’Kinema, ajo është ftuar që të ndjekë në kinema filmin e fundit të prodhuar nga Mamaqi “Dy Gishtë Mjaltë”, ndërsa reagimi i saj ka qenë i papritur.

“Ky ka qenë shumë i famshëm, domethënë ka pasur shumë sukses, njëshi, por dyshi nuk e di… e shohim pse jo”, është përgjigjur aktorja.

Kujtojmë që Eva Alikaj ka patur një përplasje virtuale më herët me Ermal Mamaqin, pikërisht duke e akuzuar që ky i fundit nuk e kishte pranuar në film dhe ishte treguar shumë arrogant në bisedën telefonike me të.

Në përfundim të filmit, pyetjes së gazetarit se nëse i pëlqeu filmi, Eva u shpreh shkurt: “E rëndësishme është që është film shqiptar.”

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ noa.al

ObserverKult


ermal
Ermal Mamaqi

Lexo edhe:

ERMAL MAMAQI I KA DISA FJALË PËR MËSUESEN QË I THA “T’I S’DO BËHESH NJERI…”

Ermal Mamaqi, të cilin e kemi në dimensione të ndryshme, nga aktor humori, në këngëtar e moderator, së fundmi është shndërruar në një folës motivues për njerëzit, si dhe ka botuar edhe librin “Në garë me vetne”, po ashtu edhe filmbërës.

Ai ka publikuar, kohë më parë, një video ku i drejtohet mësueses së 8-vjeçares, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime. Mamaqi thotë se ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses, pikërisht duke mos dëgjuar njerëz si zysha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALBINA MUÇAJ: EDHE UNË E DUA JETËN

Buzëgjak e truppërdhunuar
Shpirtvrarë
Qëndrova

Rodhën pastaj ditët me flamurin e lirisë
më pagëzuat me një emër të bukur
Embijetuar
Prapë qëndrova

Rrugëve të jetës eca me trajtën e hijes
pak dashuri shumë urrejtje
shumë lotë pak bukë
pak prehje shumë dhembje
mes qengjash e hienash

Buzëkuqi m’u kthye në zjarr
Ç’faj kam unë mëkatarja e pamëkat
Ata kështu deshën

Ju nuk mund ta dini ç’do të thotë zjarr
që të djeg pa bëza
çdo ditë çdo natë çdo natë çdo ditë

Buzët bardh i lashë përjetësisht
dhe mësova të buzëqesh
Të tillë më duan të gjithë
viktimë të buzëqeshur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult