Kjo gojëdhënë shekullore kujtohet çdo muaj mars sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”.
“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë po shkundën plakat”.
Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.
Ishte mars, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji mars i kërkoi muajit shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar, transmeton ‘ballkani.info’.
Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një plake. Ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e plakës.
Ndaj gati një javë në muajin mars kthehet dimri, i cili sjell reshje bore thuajse në të gjithë rajonin dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë.
————————————————–
LEXO EDHE:
SI E VRANË XHEMILEN E BUKUR NË ULQIN (LEGJENDA)
Ka qenë nji vajzë shum e bukur qi i thoshin Xhemile. Kjo, tuj u rrit e tuj u zbukuru. Kët e lakmojshin shum djelm të ri, djelm konaqesh. Kjo kishte zanë marak në nji djalë fukara, por nuk e napin për atë, veç e martojnë me nji gjemxhi.
Gjemxhija shpesh merrte derin e nuk kthehej n’Ulqin me muej e vjetë. Xhemilja, e re si vera, pritte burrin tuj qendisë edhe e lutte zotin për me ju kthy prej detit burri shndosh e mirë.
As kur i vdiç nana e baba, gjemxhija nuk qillaj në shpi. Kur dikur u kthy ai, ere shokët e tij nga deti, e pritën kajshitë dhe kushrijtë në Mole…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult