Profesori universitar, Blerim Latifi ka ironizuar me interesimin e madh që ka zgjuar Big Brother.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se dimrin po e kalojmë me Big Brother, ndërsa verën me vajtje-ardhjet në det.
Postimi i plotë:
Dimrin po e kalojmë me Big Brother. Verën me vajtje-ardhjet në det. Na duhet me gjetë diçka të ngjashme edhe për vjeshtën dhe pranverën, që ta arrijmë idealin kombëtar të lumturisë në katër stinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
BLERIM LATIFI: HISTORIA E NJË GRYKE
ugina që shihni në fotografi shënjon kufirin që ndan rajonin e Drenicës nga ai i Mitrovicës. Nëpër të kalon rruga që shpie nga Mitrovica në drejtim të Pejës. Është një luginë e vogël, që në pranverë të mahnit me panoramën e bukur, ndërsa dimrit të shkakton një ndjenjë të vogël mërzitjeje, me pamjen e zymtë të malit të zhveshur.
Territori i saj i përket Prekazit. Sot lugina dhe mali anash saj duken të qeta e të heshtura, por e kaluara e tyre është e mbushur me histori të përgjakshme. Kjo histori qëndron e ruajtur në vetë emrat e tyre. Mali quhet Klisyra.
Prej nga vjen ky emër? Cila është domethënia e tij?
Qysh herët ky emër më kishte intriguar dhe më vonë e pata kuptuar se bëhet fjalë për një emër me origjinë greke.
Dikush mund të pyes me habi: Ç’kërkon një emër grek në toponiminë e Drenicës?
Nuk ka asnjë mister këtu. Ky emër ka mbetur që nga koha e Perandorisë Bizantine, gjuha administrative e së cilës ishte greqishtja. Dhe emri “Klisyrë” në greqisht do të thotë grykë, vend i ngushtë kalimi. Një emër ky që saktësisht e përkufizon gjeografinë e vendit për të cilin po flasim. Klisyra është gryka përmes së cilës hyhet në Drenicë, nga drejtimi i Mitrovicës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult